Telegrafi

Unitedi kërkon gjysmëfinalen e EFL Cup në sfidën ndaj Charltonit – formacionet zyrtare

Manchester Unitedi është nikoqir i Charlton Athletic në Old Trafford për ndeshjen çerekfinale të Kupës EFL (të njohur si Carabao Cup).

Meqenëse kundërshtari bën gara në ligën e tretë të sistemit anglez të futbollit (League One), Djajtë e Kuq janë favoritë për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të kësaj gare.

Trajnerët Erik ten Hag dhe Dean Holden i kanë zgjedhur formacionet me të cilat do ta nisin takimin.


Formacioni startues i Manchester Unitedit: Heaton; Dalot, Maguire, Martinez, Malacia; Fred, Mainoo, McTominay; Antony, Garnacho, Elanga

Formacioni startues i Charlton Athletic: Maynard-Brewer; Clare, Inniss, Ness, Sessegnon, Dobson, Morgan, Fraser, Rak-Sakyi, Leaburn, Blackett-Taylor


/Telegrafi/