Ylli brazilian i Napolit, Allan ka përfunduar në radarin e gjigantit anglez, Manchester Unitedit.
Manchester Unitedi po e vëzhgon progresin e Allanit te Napoli këtë sezon.
Mesfushori brazilian po impresionon në sistemin e ri të trajnerit Carlo Ancelotti këtë sezon.
Allan kishte paraqitje të mira dhe ishte lojtar kyç edhe në skemat e Maurizio Sarrit sezonin e kaluar.
Sipas mediumit italian Calciomercato.com, Unitedi ka dërguar skautë në Itali për të ndjekur ndeshjet e Allanit.
Mesfushori konsiderohet lartë nga menaxher i Unitedit, Jose Mourinho, i cili mund të detyrohet të gjejë zëvendësuesin e Paul Pogbas më 2019.
Allan, 27 vjeç, ka qenë me Napoli që nga viti 2015, pasi ka nënshkruar nga Udinese për në shifër rreth 10 milionë euro.
Në të kaluarën Allan është lidhur edhe me Arsenalin dhe Manchester Cityn. /Telegrafi/