Site icon Telegrafi

Unitedi ia premton Griezmannit fanellën me numër 7

Antoine Griezmannit i është premtuar fanella me numër 7, nëse ai do të transferohet vetëm për 70 milionë funte në Manchester United.

Sunday Mirror Sport ka zbuluar se sulmuesi i Atletico Madridit, Griezmann, është i pari në listën e kërkesave të menaxherit, Jose Mourinho.

25-vjeçari është tifoz i Man United qysh në fëmijëri dhe një mik i madh me reprezentuesin francez, Paul Pogba, i cili është rekord botëror i transferimeve për 89 milionë funte, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Si do të luajë Unitedi në sezonin e ardhshëm me Griezmannin në formacion (Foto)

Griezmann u rrit duke idolizuar David Beckhamin, dhe me largimin e Memphis Depay këtë javë drejt skuadrës francez, Lyon, fanella me numrin shtatë ka mbetur e lirë.

Kjo fanellë në të kaluarën është veshur nga yje të mëdha të Old Traffordit si, David Beckham, George Best, Bryan Robson, Eric Cantona dhe Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/

Exit mobile version