Manchester Unitedi janë gjobitur me 20,000 funte nga Federata angleze e Futbollit për sjellje të keqe gjatë çerekfinales të Kupës FA në humbjen e tyre ndaj Chelseat të hënën.
‘Djajtë e Kuq’ humbën në Kupën FA nga Chelsea me rezultat minimal 1-0, falë një goli të bukur nga N’Golo Kante.
Megjithatë, Unitedi nuk u nervozua nga humbja e tyre nga ‘Blutë’, por më shumë e kishin me gjyqtarin e ndeshjes, i cili largoi nga ndeshja mesfushorin Ander Herrera pas dy kartonëve verdhë të shpejt.
Pas këtij largimi të Herraras nga ndeshja, disa yje të Unitedi rrethuan gjyqtarin Michael Oliver duke protestuar drejt vendimit të tij, dhe klubi më pas u akuzua nga FA.
Klubi nga Old Trafford e kanë pranuar akuzën mbi dështimin për të kontrolluar lojtarët e tyre, duke rezultuar në një dënim financiar.
“Manchester United janë gjobitur me 20,000 funte pasi klubi ka pranuar një akuzë nga FA për sjellje të keqe dhe e pranuan dënimin standard”, thuhet në deklaratën e FA në faqen zyrtare të tyre.
“Kjo ka të bëjë me një shkelje të rregullit E20 (a) të FA për dështimin e tyre për të siguruar lojtarët që të silleshin në mënyrë të rregullt në ose rreth minutës së 35-të të çerekfinales së Kupës FA Cup kundër Chelsea të hënën më 13 mars 2017”, përmbyllet deklarata e federatës angleze. /Telegrafi/