Telegrafi

Unitedi gjen zëvendësuesin e Pogbas në Francë

Manchester United është në dijeni me dëshirën e Paul Pogbas që të largohet në fund të këtij sezoni.

Skuadra angleze ishte shumë afër në këtë verë që t’i humbiste shërbimet e mesfushorit francez që po kërkohet me ngulm nga Real Madridi.

Por, Djajtë e Kuq ngurruan ta shesin fituesin e Kupës së Botës në këtë verë, mirëpo vera e vitit 2020 do të ketë një skenar tjetër.

Unitedi tani ka filluar të kërkojë një zëvendësues për Pogban dhe atë thuhet se e ka gjetur te Lille.

Lexo po ashtu Solskajer reagon pas takimit të raportuar të Pogbas me Zidanen

ESPN raporton se skuadra nga qyteti i Manchesterit po tenton ta transferojë mesfushorin Boubakary Soumare nga klubi i Ligue 1.

Lille po shpreson që 20-vjeçari ta nënshkruajë kontratën e re, por me interesimin e Unitedit gjërat thuhet se kanë ndryshuar dhe mund të arrihet nënshkrimi i tij qysh në janar. /Telegrafi/