Manchester United është në dijeni me dëshirën e Paul Pogbas që të largohet në fund të këtij sezoni.
Skuadra angleze ishte shumë afër në këtë verë që t’i humbiste shërbimet e mesfushorit francez që po kërkohet me ngulm nga Real Madridi.
Por, Djajtë e Kuq ngurruan ta shesin fituesin e Kupës së Botës në këtë verë, mirëpo vera e vitit 2020 do të ketë një skenar tjetër.
Unitedi tani ka filluar të kërkojë një zëvendësues për Pogban dhe atë thuhet se e ka gjetur te Lille.
ESPN raporton se skuadra nga qyteti i Manchesterit po tenton ta transferojë mesfushorin Boubakary Soumare nga klubi i Ligue 1.
Lille po shpreson që 20-vjeçari ta nënshkruajë kontratën e re, por me interesimin e Unitedit gjërat thuhet se kanë ndryshuar dhe mund të arrihet nënshkrimi i tij qysh në janar. /Telegrafi/