Telegrafi

Unitedi fiton me përmbysje ndaj Omonias

(Foto: Twitter/UEFA Europa League)

Manchester Unitedi është kthyer nga disavantazhi për triumfuar ndaj Omonias (3-2) në Neo GSP Stadium në Nicosia, në ndeshjen e raundit të tretë të fazës grupore në Ligën e Evropës.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Karim Ansarifard (34’), i cili u asistua nga Bruno dhe ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.

Në fraksionin e dytë, Djajtë e Kuq e përmbysën rezultatin. Fillimisht, Marcus Rashford i barazoi shifrat në minutën e 53-të.

(Foto: Twitter/UEFA Europa League)

Rashford ishte i përfshirë edhe në golin e epërsisë, por kësaj radhe si asistues duke e lëshuar topin për Anthony Martial dhe ky i fundit e përmbysi rezultatin (63’).

Marcus Rashford vazhdoi të ishte lojtar i rëndësishëm në këtë ndeshje duke e realizuar edhe golin e tretë pas asistimit nga Cristiano Ronaldo (84’).

(Foto: Twitter/UEFA Europa League)

Por, i menjëhershëm ishte reagimi i vendasve, të cilët e realizuan golin e dytë për t’i dramatizuar minutat e fundit. Nikolas Panagiotou e mposhti David de Gean pas asistimit nga Andronikos Kakoullis (85’).