Site icon Telegrafi

Unitedi fiton në fund ndaj Young Boys dhe siguron kualifikimin

Marouane Fellaini e shënoi golin e vetëm në ndeshje (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Me një gol të vonshëm, Manchester Unitedi ka regjistruar fitore shumë të rëndësishme përballë skuadrës së Young Boys.

Me triumfin e arritur në Old Trafford (1-0), Djajtë e Kuq e kanë siguruar pjesëmarrjen në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve.

Nikoqirët e dominuan gjysmën e parë të takimit, mirëpo nuk arritën që ta zhbllokonin rezultatin.

Marouane Fellaini dhe Jose Mourinho (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Edhe në pjesën e dytë, ata vazhduan të luanin mirë, porse nuk ishin efektivë në fazën finale në konkretizimin e rasteve.

Golin e fitores e shënoi Marouane Fellaini në minutat shtesë (90’+1), falë asistimit nga Romelu Lukaku.

Me këtë fitore, Manchester Unitedi është ngritur në kuotën e dhjetë pikëve dhe e ka siguruar pjesëmarrjen në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Jose Mourinhos është dy pikë prapa liderit Juventus dhe do të shpresojë që Zonja e Vjetër të lëshojë pikë në xhiron e fundit për të marrë kreun e Grupit H. /Telegrafi/

Exit mobile version