Manchester United ka fituar me vështirësi në fund ndaj Arsenalit me rezultat 2-1 në takimin e vlefshëm për javën e 26-të të Ligës Premier.
Pjesa e parë e takimit pati shumë raste nga të dyja palët, por vendasit ishin për një nuancë më të mirë, duke arritur të shënojnë edhe gol.
Luhej minuta e 16-të e ndeshjes, kur Paul Pogba shënoi nga afërsia për 1-0 pas një topi të kthyer nga shtylla dhe me epërsi minimale shkuan në pushim.
Pjesa e dytë ishte më e barabartë, por me mysafirët që krijuan diçka më shumë, teksa gjetën edhe golin e barazimit.
Ishte Henrikh Mkhitaryan, i cili shënoi në minutën e 51-të një gol të bukur nga distanca për 1-1, pasi më parë u asistua nga Granit Xhaka.
Deri në fund të takimit pati edhe disa raste nga të dyja skuadrat, por vetëm vendasit shënuan me anë të Marouane Fellainit (90+), i cili vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar 2-1.
Pas kësaj fitore, Unitedi vazhdon në vendin e dytë me 77 pikë, ndërsa Arsenali zë pozitën e gjashtë me 57 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Djajtë e Kuq luajnë në udhëtim te Brightoni, ndërsa Topçinjtë e presin Burnleyn. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=rIg9G0gQ5oc
https://www.youtube.com/watch?v=933pGMNmXJg
https://twitter.com/UtdHQ_/status/990643164221452289?s=20