Telegrafi

Unitedi fiton ndeshjen miqësore ndaj Sampdorias (Video)

Manchester Unitedi ka shënuar fitore prej 2-1 kundër Sampdorias në një ndeshje miqësore.

Rezultati u zhbllokua në minutën e nëntë me golin e Henrikh Mkhitaryan nga një kundërsulm u shpejt i Djajve të Kuq.

Ky ishte edhe goli i vetëm i shënuar në pjesën e parë të takimit.

Në gjysmën e dytë, skuadra italiane e barazoi rezultatin me golin e Dennis Praet që e shënoi me një goditje nga jashtë zonës (63′).

Mirëpo, Juan Mata realizoi për fitoren e Djajve të Kuq në minutën e 81-të. /Telegrafi/