Me dy gola të shënuar si mysafir, Manchester Unitedi e ka mposhtur skuadrën e Crystal Palace (2-0) duke vazhduar garën për katër pozitat e para në tabelë.
Rezultati u zhbllokua në minutat shtesë të pjesës së parë (45’+1), kur Marcus Rashford bëri lëvizje të mira në zonë për të shënuar.
Vendasit ia dolën të shënonin në pjesën e dytë, mirëpo goli u anulua pasi Jordan Ayew ndodhej në pozitë jashtë loje.
Rashford tregoi vizionin e tij edhe në ndërtimin e golit të dytë, të cilin e realizoi Anthony Martial (78’).
Me këtë fitore, Manchester Unitedi barazohet me pikë me Leicester Cityn (nga 62 pikë) në garën për kualifikimin në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=TTmIYq_Yyws
https://www.youtube.com/watch?v=cV7MN-Q7cc4