Telegrafi

Unitedi fiton lehtësisht ndaj Fulhamit, gati për derbin ndaj Liverpoolit

Manchester Unitedi i është kthyer më në fund fitoreve në Ligën Premier, duke fituar kështu ndaj Fulhamit me rezultat 4-1.

Djajtë e Kuq ishin dukshëm më të mirë dhe kjo ishte një fitore e lehtë.

Goli i parë u shënua nga Ashley Young në minutën e 13-të, ndërsa në minutën e 28-të e shënoi edhe Juan Mata.

Ashley Young duke festuar golin ndaj Fulhamit në Old Trafford (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Nga fundi i pjesës së parë shënoi edhe Romelu Lukaku (42′) dhe me rezultatin 3-0 përfunduan 45 minutat e parë.

Ishte Aboubakar Kamara që shënoi golin e vetëm në takim për mysafirët në minutën e 67-të, ndërsa një minutë më vonë Fulhami mbeti me një lojtar më pak pasi Andre-Frank Zambo Anguissa u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Romelu Lukaku gjatë një momenti të ndeshjes Man Utd – Fulham (Foto: Gareth Copley/Getty Images/Guliver)

Për ta bërë këtë fitore edhe më të bukur, në minutën e 82-të shënoi edhe Marcus Rashford.

Pas kësaj fitore Djajtë e Kuq renditen në vendin e gjashtë me 26 pikë, kurse Fulhami i fundit në tabelë me vetëm nëntë pikë.

Ndeshja e ardhshme e Man Utd është kundër Liverpoolit, kurse Fulhami ndaj West Hamit. /Telegrafi/