Manchester Unitedi i është kthyer më në fund fitoreve në Ligën Premier, duke fituar kështu ndaj Fulhamit me rezultat 4-1.
Djajtë e Kuq ishin dukshëm më të mirë dhe kjo ishte një fitore e lehtë.
Goli i parë u shënua nga Ashley Young në minutën e 13-të, ndërsa në minutën e 28-të e shënoi edhe Juan Mata.
Nga fundi i pjesës së parë shënoi edhe Romelu Lukaku (42′) dhe me rezultatin 3-0 përfunduan 45 minutat e parë.
Ishte Aboubakar Kamara që shënoi golin e vetëm në takim për mysafirët në minutën e 67-të, ndërsa një minutë më vonë Fulhami mbeti me një lojtar më pak pasi Andre-Frank Zambo Anguissa u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Për ta bërë këtë fitore edhe më të bukur, në minutën e 82-të shënoi edhe Marcus Rashford.
Pas kësaj fitore Djajtë e Kuq renditen në vendin e gjashtë me 26 pikë, kurse Fulhami i fundit në tabelë me vetëm nëntë pikë.
Ndeshja e ardhshme e Man Utd është kundër Liverpoolit, kurse Fulhami ndaj West Hamit. /Telegrafi/