Telegrafi

Unitedi e do Pellegrinin në janar

Lorenzo Pellegrini (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Manchester Unitedi po planifikon një transferim në afatin kalimtar të janarit për mesfushorin e Romës, Lorenzo Pellegrini.

Mesfushori i Romës është bërë atraktiv për një numër të madh klubet pas një sezoni të mirë që po zhvillon.

Njëri nga ta është gjiganti anglez, Manchester United, që e do Pellegrinin në radhët e veta.

Lexo po ashtu Chelsea e gatshme të paguajë klauzolën e Pellegrinit

Sipas mediumit italian Calciomercato, drejtuesit e Djajve të Kuq janë të gatshëm të provojnë transferimin e tij gjatë dimrit.

Lorenzo Pellegrini (Foto: Getty Images)

Trajneri Jose Mourinho thuhet se i ka në dispozicion plot 100 milionë funte dhe Pellegrini është njëri nga të preferuarit e tij.

Pellegrini ka kontratë valide me klubin italian deri në vitin 2022, por drejtuesit e Romës janë të interesuar të rinovojnë atë edhe për shumë vite.

Lexo po ashtu Roma në bisedime me Pellegrinin, t’i hiqet ose t’i rritet klauzola e largimit

Reprezentuesi italian ka një klauzolë të ulët prej 30 milionë eurove dhe kjo ka alarmuar skuadrat angleze.

Përveç Unitedit, interesim ka shprehur edhe klubi tjetët anglez, Chelsea. /Telegrafi/