Manchester Unitedi po planifikon një transferim në afatin kalimtar të janarit për mesfushorin e Romës, Lorenzo Pellegrini.
Mesfushori i Romës është bërë atraktiv për një numër të madh klubet pas një sezoni të mirë që po zhvillon.
Njëri nga ta është gjiganti anglez, Manchester United, që e do Pellegrinin në radhët e veta.
Sipas mediumit italian Calciomercato, drejtuesit e Djajve të Kuq janë të gatshëm të provojnë transferimin e tij gjatë dimrit.
Trajneri Jose Mourinho thuhet se i ka në dispozicion plot 100 milionë funte dhe Pellegrini është njëri nga të preferuarit e tij.
Pellegrini ka kontratë valide me klubin italian deri në vitin 2022, por drejtuesit e Romës janë të interesuar të rinovojnë atë edhe për shumë vite.
Reprezentuesi italian ka një klauzolë të ulët prej 30 milionë eurove dhe kjo ka alarmuar skuadrat angleze.
Përveç Unitedit, interesim ka shprehur edhe klubi tjetët anglez, Chelsea. /Telegrafi/