Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen, është shënjestra kryesore e Manchester Unitedit për zëvendësimin e Cristiano Ronaldos në sezonin e ardhshëm – njofton Rai Sport.
Mirëpo, klubi italian kërkon së paku 100 milionë euro për futbollistin nga Nigeria.
Në 22 paraqitje këtë sezon, ai i ka shënuar 11 gola, ndërsa ka munguar së paku dy muaj si pasojë e një lëndimi në fytyrë.
Gazetari i Rai Sport, Ciro Venerato, ka thënë se 22-vjeçari konsiderohet ndër prioritetet e Djajve të Kuq për afatin kalimtar veror.
Osimhen konsiderohet si një zëvendësues potencial i Ronaldos për sezonin 2022/2023, pasi që superylli portugez me shumë mundësi do të largohet nga Old Traffordi.
Në bazë të njoftimit, Unitedi tashmë i ka vënë kontaktet e para me Napolin, mirëpo është i interesuar ta ulë çmimin prej 100 milionë eurosh për shërbimet e sulmuesit. /Telegrafi/
Rai – Lo United vuole Osimhen: ADL lo valuta 100mln! Koulibaly può restare https://t.co/cxIkX0P14T
— TuttoNapoli.net (@tuttonapoli) February 27, 2022