Ndeshje e bukur është zhvilluar në Old Trafford ndërmjet Manchester Unitedit dhe Arsenalit, të cilën e fitoi skuadra vendase me rezultat 3-2.
Emile Smith Rowe e hapi serinë e golave (13’) pas asistimit nga Mohamed Elneny duke i kaluar në epërsi Topçinjtë.
Bruno Fernandes me një goditje qendrore e barazoi rezultatin (44). Asistimi final ishte i Fred, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me shifra identike.
Në fraksionin e dytë doli në skenë Cristiano Ronaldo (52’), i cili pas asistimit nga Marcus Rashford, i kaloi Djajtë e Kuq në epërsi.
Reagimi i mysafirëve ishte i shpejtë dhe Martin Odegaard i nivelizoi sërish shifrat (54’).
Porse një ndërhyrjeje e gabuar në Fred u ndëshkua me penallti pas konsultimit të VAR-it dhe Ronaldo ishte i saktë nga pika e bardhë duke shënuar në mes të portës (70’).
Manchester Unitedi është ngritur në kuotën e 21 pikëve dhe mban pozitën e shtatë, dy vende më poshtë se Arsenali që ka dy pikë më shumë. Lideri Chelsea është 12 pikë përpara Djajve të Kuq. /Telegrafi/
https://twitter.com/1YaaadMan/status/1466514487566082051
https://www.youtube.com/watch?v=w7F_denVJwY
https://www.youtube.com/watch?v=xlKqEDP_4eU