Telegrafi

Unitedi e bën prioritet transferimin e Koulibalyt

Manchester Unitedi ka rikthyer interesimin për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.

Djajtë e Kuq ka disa afate radhazi që tentojnë transferimin e mbrojtësit senegalez, derisa skuadra italiane po kërkon një shumë të lartë.

Sipas Daily Express, Unitedi e ka bërë prioritet transferimin e Koulibalyt, mirëpo janë në dijeni se në janar nuk mund ta realizojnë transferimin e tij.

Aurelio de Laurentiis ka bërë të ditur në këtë verë se ata janë të gatshëm që ta shesin senegalezin, vetëm nëse pranojnë shumën e 120 milionë eurove.

Lexo po ashtu Napoli refuzon 110 milionë euro për Koulibalyn

Skuadra angleze është e gatshme që t’i paguajë 90 milionë euro për transferimin e 28-vjeçarit, por që duhet të presin deri në verën e vitit 2020.

Unitedi në këtë verë që shkoi e transferoi Harry Maguiren nga Leicesteri për shumën rekorde 87 milionë euro, derisa forma e tyre e dobët ende po vazhdon. /Telegrafi/