Site icon Telegrafi

Unitedi me dy gola të shpejtë të Pogbas barazon rezultatin ndaj Cityt

Manchester Unitedi ka shënuar dy gola të shpejtë në udhëtimin e tyre te Manchester Cityt.

Është mesfushori francez, Paul Pogba, i cili ka shënuar dy gola të shpejtë në fillim të pjesës së dytë.

Pogba arriti të shënoj për 1-2 në minutën e 53-të pas asistimit të Ander Herreras.

Pas vetëm dy minutave francezi shënoi edhe një gol tjetër me kokë për të barazuar në 2-2 rezultatin.

Ky barazim mund ta lë Cityn pa u shpallur zyrtarisht kampion i Ligës Premier për këtë sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version