Site icon Telegrafi

Unitedi duket se po i “hakmerret” Ronaldos për kërkesën e tij – poston video nga tifozët duket e fishkëllyer portugezin

Manchester United postoi pamjet e Cristiano Ronaldos duke u fishkëllyer nga tifozët e tyre përpara humbjes 2-1 ndaj Brighton në “Old Trafford”.

Portugezi e nisi si zëvendësues në ndeshjen e parë të Erik ten Hag në krye, e cila përfundoi me humbje pas dygolëshit nga Pascal Gross.

37-vjeçari i tha klubit në fillim të kësaj vere se dëshiron të largohet për shkak të dëshirës së tij për të luajtur në Ligën e Kampionëve, por nuk janë shfaqur pretendues të mundshëm dhe ai u kthye për miqësoren kundër Rayo Vallecanos javën e kaluar.

Lexo po ashtu Ten Hag i nervozuar keq me lojtarët e Unitedit pas humbjes në shtëpi

Megjithatë, ai zemëroi Ten Hag duke lënë ndeshjen në pushimin mes pjesëve pa leje nga klubi dhe holandezi tha se veprimet e Ronaldos dhe lojtarëve të tjerë “të papranueshme “.

Të dielën pasdite Ronaldo doli nga bankina teksa United u përpoq të kthente rezultatin në pjesën e dytë.

Lexo po ashtu Padyshim se do ishte "çmenduria" më e madhe e këtij afati kalimtar: Ronaldo te Galatasaray?

Pati shumë shaka nga tifozët e pakënaqur vendas – dhe disa prej tyre erdhën para ndeshjes kur Ronaldo doli në fushë.

United postoi një video të pesë herë fituesit të Topit të Artë që po dilte nga tuneli për t’u ngrohur me pjesën tjetër të zëvendësuesve, por fishkëllimat që kishin cak Ronaldos ishin të dëgjueshme. /Telegrafi/

Exit mobile version