Telegrafi

Unitedi duhet të fitojë për tifozët

Trajneri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal, thotë se skuadra e tij ua ka borxh tifozëve një rezultat pozitiv në ndeshjen ndaj Liverpoolit në Europa League.

Djajtë e Kuq të enjten e presin Liverpoolin në Old Trafford, në ndeshjen kthyese të 1/8-ës së finales. Takimin e parë ata e humbën me rezultat 2-0.

“Pjesa e parë në Anfield nuk ishte e jona. Duhet të jemi shumë më të mirë, përndryshe s’mund të fitojmë”.

“Ua kemi borxh fansave një rezultat të mirë. Ata po paguajnë ta shohin këtë dhe duhet t’ua ofrojmë”, ka thënë Van Gaal në konferencën për media.

Kujtojmë që Unitedi ka fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit ndaj Liverpoolit në Old Trafford.