Manchester Unitedi dhe Chelsea i kanë ndarë pikët (1-1) në Old Trafford, në ndeshjen e caktuar për javën e 37-të në Ligën Premier.
Asnjëra nga skuadrat nuk arriti të realizonte në fraksionin e parë të lojës, derisa dy raste për t’u përmendur i pati Kai Havertz.
Ndryshe ndodhi në gjysmën e dytë, në të cilën të dyja ekipet ia dolën që ta gjenin golin.
Të parët ishin mysafirët që kaluan në epërsi, kur Marcos Alonso pranoi një top nga Havertz brenda zonës dhe goditja e tij u ndal në rrjetë (60’).
I shpejtë ishte reagimi i Djajve të Kuq, të cilët i barazuan shifrat me një gol të bukur të Cristiano Ronaldos (62’), i cili u asistua nga Nemanja Matic.
Një mundësi shumë të mirë në vijim e pati Reece James, mirëpo goditja e tij u përplas në shtyllë.
Pas këtij barazimi, Chelsea qëndron në vend të tretë me 66 pikë (gjashtë më shumë se Arsenali në vend të katërt), kurse Manchester Unitedi është në vend të gjashtë me pesë pikë prapa Topçinjve, por i ka zhvilluar dy ndeshje më shumë se rivali për top-katërshe. /Telegrafi/
CRISTIANO RONALDO! What a goal! ⚽️#MUNCHE #BPL pic.twitter.com/TENutsp4Xp
— Dexie (@dexiewrites) April 28, 2022
https://twitter.com/wyngback/status/1519769386277502976