Manchester United raportohet se po tenton të transferojë Jadon Sanchon nga Borussia Dortmundi për më pak se 100 milionë euro.
Djajtë e Kuq tentuan të transferonin anësorin anglez në verën e vitit të kaluar, mirëpo skuadra gjermane kërkonte rreth 120 milionë.
United refuzoi të paguante atë shumë dhe u tërhoq nga gara përkohësisht, mirëpo ata janë rikthyer sërish.
Sipas asaj që raporton Daily Telegraph, Ole Gunnar Solskjaer ka kërkuar nga bordi i klubit që transferimi i Sanchos të mbyllet në verën e këtij viti.
Forma e lojtarit ka pësuar rënie në këtë sezon, andaj klubi anglez e di se mund të transferojë atë nën shumën e 100 milionë eurove.
Por, në garë për Sanchon janë edhe skuadra si, Chelsea, Liverpool, Real Madrid dhe Manchester City. /Telegrafi/