Telegrafi

Unitedi bën presion për të mbyllur marrëveshjen e Sanchos para Euro 2020

Nënkryetari i Manchester Unitedit, Ed Woodward është i prirur të mbyllë një marrëveshje për Jadon Sancho përpara Kampionatit Evropian të këtij viti.

Woodward ka qenë një tifoz i madh i sulmuesit anglez për disa kohë, dhe raportohet se po planifikon ta rrëmbejë atë në afatin kalimtar të verës.

Djajtë e Kuq janë gati të ofrojnë një kontratë prej 200 mijë funtesh në javë për ta tërhequr atë të transferohet në Old Trafford.

Lexo po ashtu Sancho rishikon planin e largimit nga Dortmundi

Sipas mediumit The Telegraph, Unitedi po bën presion ta mbyll marrëveshjen para Euro 2020.

Unitedi është nën presion të fortë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve këtë sezon dhe janë në luftë të hapur me klubet tjera të mëdha për firmën e Sanchos.

Lexo po ashtu Sancho rishikon planin e largimit nga Dortmundi

Joshja për të luajtur në garën elitare të Evropës do të ndikoj në një farë mënyre për të tërhequr sulmuesin anglez.

Por, vetëm për të qenë i sigurt, Woodward po planifikon të shuajë sa më shpejt zërat dhe të mbyll transferimin. /Telegrafi/