Nënkryetari i Manchester Unitedit, Ed Woodward është i prirur të mbyllë një marrëveshje për Jadon Sancho përpara Kampionatit Evropian të këtij viti.
Woodward ka qenë një tifoz i madh i sulmuesit anglez për disa kohë, dhe raportohet se po planifikon ta rrëmbejë atë në afatin kalimtar të verës.
Djajtë e Kuq janë gati të ofrojnë një kontratë prej 200 mijë funtesh në javë për ta tërhequr atë të transferohet në Old Trafford.
Sipas mediumit The Telegraph, Unitedi po bën presion ta mbyll marrëveshjen para Euro 2020.
Unitedi është nën presion të fortë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve këtë sezon dhe janë në luftë të hapur me klubet tjera të mëdha për firmën e Sanchos.
Joshja për të luajtur në garën elitare të Evropës do të ndikoj në një farë mënyre për të tërhequr sulmuesin anglez.
Por, vetëm për të qenë i sigurt, Woodward po planifikon të shuajë sa më shpejt zërat dhe të mbyll transferimin. /Telegrafi/