Manchester Unitedi thuhet se ka bërë ofertën përfundimtare për mbrojtësin e Leicester Cityt, Harry Maguire.
Mbrojtësi anglez Maguire është objektivi kryesor i Djajve të Kuq për vijën e fundit dhe kjo nuk është më një sekret.
Megjithatë, edhe përkundër shumë ofertave të bëra, Unitedi është refuzuar nga Dhelprat.
Por, tani drejtuesit e klubit nga Old Trafford kanë vendosur të bëjnë një shtytje përfundimtare për të firmosur me atë.
Sipas mediumit Talksport, Unitedi ka bërë një ofertë të fundit prej 80 milionë funtesh apo rreth 88 milionë euro për Maguire.
Drejtuesit e Unitedi gjithashtu i dhënë afat Leicesterit deri të hënën për t’u përgjigjur.
Në rast se nuk arrihet marrëveshje, ata do të shkojnë drejt objektivave të tjera. /Telegrafi/