Site icon Telegrafi

Unitedi bën ofertë të re për Bruno Fernandesin

Manchester Unitedi ka trokitur në dyert e Sporting Lisbonës me një ofertë të re për mesfushorin, Bruno Fernandes.

Djajtë e Kuq janë të interesuar të përforcojnë skuadrën e tyre për vazhdimin e sezonit pasi synimi i tyre kryesor është rikthimi në Ligën e Kampionëve.

Mesfushori portugez, Bruno Fernandes është emri më i pëlqyer i drejtuesve nga Old Trafford dhe tash e një kohë po mundohen ta transferojnë.

Lexo po ashtu Unitedi arrin marrëveshje personale me Bruno Fernandesin

Bisedimet mes palëve po vazhdojnë për tarifën përfundimtare që ata do të paguajnë për 25-vjeçarin.

Sipas mediumit të njohur A Bola, Manchester Unitedi ka bërë një ofertë të re prej 55 milionë eurosh për mesfushorin e Sportingut.

Nëse pranohet, oferta e fundit e Unitedit përfshin premtimin e bonuseve prej 10 milionë eurosh nëse Fernandes arrin objektiva të caktuara . /Telegrafi/

Exit mobile version