Manchester Unitedi humbi si mysafirë i Baselit me rezultat 1-0 në Ligën e Kampionëve.
Mysafirët mbajtën topin më shumë, por raste kishte nga të dy anët.
Pjesa e parë i takoi Djajve të Kuq, të cilët rrezikuan me anë të Romelu Lukakut (12’), pastaj dy herë më anë të Marouane Fellainit (17’, 43’). Ndërsa, në fund rrezikuan me dyshen me Anthony Martial (44’) dhe Marco Rojo (45’).
E dyta i takoi vendasve, të cilët rrezikuan portën e David de Geas me anë të Michael Lang (67’), pastaj me Dimitri Oberlin (72’), Marcues Rashford (73’) dhe Geoffroy Serey Die.
Por, në minutën e 89-të në sken doli edhe një herë Lang, i cili shënoi nga afërsia.
Pas kësaj humbje Man Utd vazhdon në pozitën e parë me 12 pikë (i duhet edhe një pikë për t’u kualifikuar), kurse Basel ngjitet në vendin e dytë me nëntë pikë në Grupin A. CSKA Moska renditet e dyta me nëntë pikë.
Ndeshja e ardhshme e Unitedit është ndaj CSKA-s, kurse Basel udhëton te Benfica që renditet e fundit pa asnjë pikë. /Telegrafi/