Manchester Unitedi ka barazuar ndaj West Bromwich Albion me rezultat 0-0.
Edhe pse vendasit kishin shumë shanse ata nuk arritën të tregohen konkret para portës së mysafirëve.
Shansi i parë i rrezikshëm për vendasit ishte në minutën e 55-të nga Marouane Fellaini.
Por, edhe Henrikh Mkhitaryan rrezikoi seriozisht në minutën e 67-të.
Në fund provoi edhe Marcus Rashford, por siç duket kjo ndeshje ishte e destinuar të përfundojë pa gola.
Pas këtij barazimi Man Utd renditet në vendin e pestë me 53-të pikë, kurse West Bromi në të tetin me 44 pikë.
Ndeshja e ardhshme e Djajve të Kuq është ndaj Evertonit. /Telegrafi/