Manchester Unitedi është shumë pranë që të nënshkruajë me mbrojtësin e Lille, Gabriel Magalhaes.
22-vjeçari, i cili kërkohet edhe nga Everton dhe Napoli, pritet t’u bashkohet Djajve të Kuq në ditët në vijim, transmeton Goal.
Kështu ka konfirmuar gazetari i njohur italian, Emanuele Cammaroto, i cili e ka monitoruara situatën e qendërmbrojtësit brazilian.
Gjatë sezonit që lamë pas, Magalhaes regjistroi 24 paraqitje për klubin francez që zuri vendin e katërt në Ligue 1.
Mbrojtësi rrjedh nga akademia e klubit brazilian Avai, ndërsa nga viti 2017 është pjesë ekipit të parë të Lille, porse ka qenë i huazuar te skuadra, si Troyes dhe Dinamo Zagreb. /Telegrafi/