Telegrafi

Unitedi afër transferimit të Eriksenit

Manchester United po tenton që ta transferojë Christian Eriksenin nga Tottenham Hotspuri në javën e fundit të afatit kalimtar.

Mesfushori danez ka refuzuar që ta nënshkruajë kontratën e re në White Hart Lane, derisa kontratat aktuale i skadon në vitin e ardhshëm.

Erikseni ishte zgjedhja e parë e Real Madridit, mirëpo ata kanë ftohur interesimin, ndërsa tani po tentojnë transferimin e Donny van de Beek nga Ajaxi.

Christian Eriksen (Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

Juventusi po ashtu ka shfaqur interesim për mesfushorin danez, por e gjitha do të varet nga e ardhmja e Paulo Dybalas, që lidhet me një kalim në Old Trafford.

Djajtë e Kuq e ka si opsion të parë transferimin e Bruno Fernandes nga Sporting Lisbona, e nëse dështon portugezi, atëherë do ta kërkojnë transferimin e Eriksenit.

Hierarkia e Manchester United thuhet se ka vendosur ta transferojë danezin në vend të portugezit që kushton 80 milionë euro, pasi atë mund ta marrin më një shumë rreth 70 milionë. /Telegrafi/