Manchester United është shumë afër që ta transferojë Chritian Eriksenin nga Tottenham Hotspuri, pasi transferimi i Bruno Fernandesit nga Sporting Lisbona ka dështuar.
Sipas asaj që raporton AS, mesfushori i Spurs e dëshiron transferimin te Djajtë e Kuq edhe pse ëndrra e tij është që të luajë për Real Madridin.
Pasi Los Blancos nuk janë më të interesuar në transferimin e tij, Eriksen thuhet se e ka zgjedhur kalimin në Old Trafford.
Tottenhami është i gatshëm që ta shesë 27-vjeçarin, pasi ka hyrë në muajt e fundit të kontratës e cila skadon më 30 qershor të vitit 2020.
Spurs i duan 54 milionë euro nga shitja e danezit, pasi nuk dëshirojnë të rrezikojnë që ta humbasin atë me parametra zero në verën e ardhshme.
Në garë për transferimin e mesfushorit është edhe Juventusi, mirëpo lojtari e do kalimin te Untedi në këto tri ditë të mbetura të afatit kalimtar. /Telegrafi/