Telegrafi

Unitedi afër transferimit 45 milionësh të yllit të Monacos

Sipas ‘Goal.com’, ylli i Monacos, Fabinho është i gatshëm të bashkohet me Manchester Unitedin këtë verë dhe një marrëveshje thuhet se është afër.

Fabinho ka luajtur mbi 180 ndeshje për klubin e principatave, duke shënuar 23 gola, dhe vlerësohet rreth 45 milionë euro.

Lexo po ashtu Unitedi ofron 70 milionë euro për Marquinhos

Burimet e mediave britanike kanë konfirmuar se transferimi i tij te Djajtë e Kuq mund të mbyllet në ditët në vijim.

Fabinho fillimisht do të luaj si një mesfushor defensivë, por sipas asaj që kupton ‘Goal.com’, 23-vjeçarit i është dhënë garanci se ai do të luaj edhe në rolin e mbrojtësit të djathtë, diçka që e tërheq reprezentuesin e Brazilit.

Kështu, futbollist i Monacos është i etur për të rritur shanset e tij për tu ftuar në kombëtaren e Brazilit nga Tite për Kupën e Botës 2018, dhe një transferim te Unitedi do të ishte më se i mirëpritur. /Telegrafi/