Site icon Telegrafi

United trondit Ronaldon, pas përjashtimit i vendos gjobë mbi një milion euro

Cristiano Ronaldo është rikthyer në një çështje të madhe te Manchester United.

Sulmuesi portugez u largua nga fusha para përfundimit të ndeshjes mes Manchester United dhe Tottenham Hotspur.

Por klubi më vonë zbuloi se Ronaldo kishte refuzuar të futej në lojë dhe vendosi ta përjashtonte.

Djajtë e Kuq njoftuan se e kanë përjashtuar portugezin për sfidën e fundjavës në kampionat ndaj Chelseat dhe pjesa tjetër e skuadrës ishte gati.

Por sikur mos të mjaftonte përjashtimi nga dueli me Chelsean, drejtuesit e klubit i kanë vendosur edhe një gjobë të rëndë portugezit.

Daily Star ka raportuar se Cristiano Ronaldo do të duhet të paguajë një gjobë pre një milionë funteve (1,140,000) për refuzimin që i bëri urdhrit të trajnerit Ten Hag duke mos pranuar të futet në lojë.

Portugezi pritet të largohet qysh në afatin kalimtar të janarit nga Djajtë e Kuq, por problemi qëndron se nuk ka ndonjë skuadër që është gati t’i ofrojë atij pagën që fiton aktualisht prej 18 milionë eurove në sezon.

Nëse nuk vije ndonjë ofertë, atëherë Ronaldo do të mbetet te United deri në verë pastaj të kërkojë largimin. /Telegrafi/

Exit mobile version