Site icon Telegrafi

United triumfon në udhëtim te Aston Villa dhe bënë një hap të madh drejt Ligës së Kampionëve

Manchester United. (Photo by Andrew Boyers/Pool via Getty Images)

Manchester United ka marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim te Aston Villa.

Djajtë e Kuq kanë triumfuar me rezultat të thellë 0-3 duke bërë një hap të madh drejt një vendi që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

United nga fillimi i takimit dominoi në fushë, teksa në minutën e 27-të Bruno Fernandes u pengua në zonë nga Konsa, ndërsa gjyqtari akordoi penallti.

Përgjegjësinë për ekzekutimin e penalltisë e mori vet portugezi i cili shënoi për 0-1.

Bruno Fernandes. (Photo by Oli Scarff/Pool via Getty Images)

Djajtë e Kuq vazhduan dominimin teksa në minutën e fundit të pjesës së parë, Mason Grenwood shënoi një gol spektakolar për 0-2.

Me epërsinë të dyfishtë të Djajve të Kuq përfunduan edhe 45 minutat e para të kësaj sfide.

United e nisi për mrekulli edhe pjesën e dytë, duke gjetur edhe golin e trentë.

Paul Pogba. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Bruno Fernandes asistoi për mrekulli për Paul Pogban i cili shënoi një gol spektakolar nga distanca për 0-3.

Kjo fitore e afron edhe më shumë Unitedin me vendin e katërt, pasi tani ka 58 pikë një më pak se Leicester dhe dy më pak se Chelsea në vendin e tretë.

Në anën tjetër Aston Villa me këtë humbje bënë një hap mbrapa drejt shpëtimit, pasi është në vendin e parafundit me 27 pikë.

Manchester United. (Photo by Oli Scarff/Pool via Getty Images)

Në javën e ardhshme Man Utd do të luaj në Old Traford ndaj Southampton, ndërsa Aston Villa luan përsëri në shtëpi ku kësaj radhe pret Crystal Palacen. /Telegrafi/

Exit mobile version