Manchester United nuk do të jenë të kompletuar në ndeshjen e Ligës së Evropës, pasi do të ketë tri mungesa të mëdha.
‘Djajtë e Kuq’ e presin nesër në Old Trafford skuadrën franceze, Saint-Etienne në kuadër të fazës së parë të eliminimit direkt në Ligën e Evropës.
Megjithatë, Jose Mourinho nuk ka të gjithë skuadrën në dispozicion pasi do t’i duhet të bëj pa tri yje.
Wayne Rooney, Phil Jones dhe Michael Carrick, të gjithë kanë munguar në stërvitjen e së mërkures dhe kështu mungesa e tyre në ndeshje ndaj francezëve është konfirmuar.
Ndeshja fillon nga ora 21:05, teksa është edhe një derbi mes vëllezërve Pogba, pasi vëllai i Paul, Florentin luan me St-Etienne. /Telegrafi/