Telegrafi

United t’i ofrojë Rooneyt superkontratë

Sipas Manchester Evening News, United do ta bëjë lojtarin më të paguar ndonjëherë në Old Trafford, duke vazhduar linjën e krijuar nga Manchester City dhe Chelsea në këtë drejtim, të cilët kanë futbollistët më të paguar.

Rio Ferdinand aktualisht është futbollisti më i paguar tek United me 5.5 milionë funte për sezon. Ky sezon ishte i karrierës për Rooneyn, duke shënuar 34 gola dhe duke fituar çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në Ligën Premier. Rooney pritet të shkëlqejë edhe në Botëror. /Telegrafi/