Telegrafi

United të transferojë Sotir Ninin?

20-vjeçari Nini është një nga talentët më mëdhenj dhe më të kërkuar sot në Evropë, ndërsa ishte edhe pjesë e kombëtares greke në Botërorin, Afrika e Jugut 2010. Përshtatshmëria e tij në mesfushën ofensive dhe në cilëndo prej anëve, ka bërë që ai të tërheqë interesimin e Romës, Interit, Milanit dhe Arsenalit.

Megjithatë, menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, thuhet të ketë përgaditur befasi për rivalët e tij evropianë me një ofertë multimilionëshe për kampionin e Greqisë. Me Paul Scholes dhe Ryan Giggs në fund të karrierës, Nini do të shtonte radhët e të rinjve te United. /Telegrafi/