Manchester United raportohet se do të takohet me përfaqësuesit e Eduardo Camavingas në javën e ardhshme.
Rennes ka bërë të ditur se janë të gatshëm që të shesin mesfushorin e talentuar, mirëpo kërkojnë një shumë të majme.
Sipas asaj që raporton RMC Sport, Djajtë e kuq duhet të paguajnë rreth 90 milionë euro për kartonin e francezit.
Camavinga ka edhe 12 muaj në kontratën e tij m Rennes dhe ai po ashtu kërkohet nga Paris Saint-Germain e Real Madridi.
Skuadra franceze nuk dëshiron ta humb lojtarin si të lirë, andaj në këtë verë do ta shesë atë.
Lojtari është i gatshëm që të fillo0jë në aventurë të re dhe United është duke i prirë garës për shërbimet e tij. /Telegrafi/