Manchester United ka marr një vendim të madh për ndeshjen e së dielës në Ligën Premier.
Para disa ditëve u raportua në mediat evropiane se mbi 30 tifozë të Manchester Unitedit kanë humbur jetën në Nigeri duke shikuar ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj Anderlechtit.
Megjithatë, më vonë u raportua se ishin vdekur vetëm shtatë, por këta do të nderohen nga skuadra angleze, e cila ka njoftuar me anë të faqes së tyre zyrtare.
“Lojtarët Manchester United do të veshin shirita të zi të dielën në kujtim të shtatë tifozëve që humbën jetën e tyre kohëve të fundit në Calabar, Nigeri”, shkruan në postimin e skuadrës së madhe angleze, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, United të dielën do të luaj ndaj Sëanseas në ndeshjen që fillon nga ora 13:00. /Telegrafi/
The #MUFC players will wear black armbands on Sunday in memory of the seven fans who lost their lives recently in Calabar, Nigeria. pic.twitter.com/iTvsZkbXqt
— Manchester United (@ManUtd) April 28, 2017