Manchester United po planifikon të bëjë një marrëveshje për mbrojtësin e Tottenham Hotspurs, Toby Alderweireld.
E përditshmja britanike, The Sun raporton se Spursat kanë kërkuar që t’i vazhdojnë kontratën futbollistit belg, të cilit i mbaron gjatë kësaj vere.
Klubi ka aktivizuar klauzolën e lirimi prej 25 milionë eurove, e cila hyn në fuqi që prej afatit kalimtar të verës.
United janë duke kërkuar që të përforcohen për sezonin e ri në fazën mbrojtëse dhe kanë identifikuar mbrojtësin qendror 30-vjeçar si njeriun që mundet të përmirësoj repartin defansiv.
Megjithatë, United ende nuk do të kontaktojë me Spursin rreth lojtarit me përvojë, i cili ka katër vjet që djersit fanellën e klubit londinez pasi që do të pres fundin e sezonit.
Ndryshe, Alderweireld po kërkohet edhe nga shumë klube të tjera evropiane duke përfshirë gjigantët e Chelseat. /Telegrafi/