Site icon Telegrafi

United tashmë po e kompleton transferin e parë

Manchester United është shumë afër që ta ri-transferojë Tom Heatonin, pasi e ardhmja e David de Geas është në dilema dhe me Dean Hendersonin që do të promovohet si portieri parë.

Ole Gunnar Solskjaer po i beson më shumë portierit të talentuar edhe pse spanjolli ka luajtur më shumë ndeshje në këtë kampanjë.

Paris Saint-Germain dhe Roma kanë shfaqur interesim në De Gean, andaj Heaton mund të rikthehet në këtë verë në Old Trafford.

Foto: Tome Heaton/ Getty Images/ Guliver

Veterani kishte qenë pjesë e Djajve të Kuq nga viti 2002 deri më 2010, e që për një opsion si i dytë, do të ishte mjaftë i përshtatshëm për Unitedin.

Portieri 35-vjeçar nuk do ta vazhdojë kontratën me Aston Villën dhe do të rikthehet te United i lojtar i lirë.

De Gea në një mënyrë e ka konfirmuar largimin e mundshëm nga klubi anglez, mirëpo mbetet e paqartë se ku do të shkojë. /Telegrafi/

Exit mobile version