Telegrafi

United i shtohet garës për Witselin

Shërbimeve të mesfushorit belg iu ka shtuar edhe një skuadër që po i kërkon.

Axel Witsel është shfaqur si një objektiv transferimi për gjigantin angleze, Manchester United.

Sipas Tutto Mercato Web, mesfushori belg ka befasuar me lojën e tij trajnerin portugez, Jose Mourinho.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Kështu, skuadra e Zenit St Petersburg po përgatitet për një ofertë që pritet të vjen nga Djajtë e Kuq gjatë kësaj jave.

Ndryshe, për Witsel interesim kanë shprehur edhe skuadrat italiane, Inter dhe Roma. /Telegrafi/