Manchester United po e kërkon një sulmues të ri qysh në afatin kalimtar të janarit.
Marcus Rashford dhe Anthony Martial nuk janë në formën e tyre më të mirë, andaj Ole Gunnar Solskjaer po kërkon një 9-sh të ri.
Sipas asaj që raporton Sky Sports, Djajtë e Kuq po tentojnë të transferojë Richarlisonin nga Evertoni qysh në këtë afat kalimtar të dimrit.
United është duke e shikuar nga afër zhvillimin e sulmuesit brazilian dhe në janar do të bëjnë ofertën e parë.
Rivali nga Liga Premier do të rezistojë ta shesë sulmuesin nën shumën e 60 milionë eurove, derisa kërkojnë rreth 80 milionë.
Solskjaer shpreson që t’i marrë shërbimet e Richarlison dhe në maj të jetë së paku në top katërshe në mënyrë që ta shpëtojë punën e tij. /Telegrafi/