Telegrafi

United shpreh interesim për Van Persien

Kontrata aktuale e holandezit me Topçinjtë përfundon në qershorin ardhshëm, ndërsa Arsenali i ka ofruar kontratë të re katërvjeçare me pagë prej 80.000 funtesh në javë.

Mirëpo, 25-vjeçari dëshiron të luajë për një skuadër të aftë për të fituar trofe dhe kampioni aktual i Ligës Premier është një skuadër e tillë.

“Oferta është e mirë financiarisht, mirëpo ajo nuk është e tëra. Bëhet fjalë për ambiciet e mia dhe si mund të plotësohen ato”.

“Në katër vitet e fundit kam fituar vetëm një trofe, Kupën FA, ndërsa unë dëshiroj më shumë”, është cituar Van Persie nga “The Sun”.