Telegrafi

United shpenzoi shumë me blerjen e Pogbas? Do të habiteni sa janë përfitimet e klubit!

Manchester Unitedi është bërë klubi i parë britanik që ka përfituar mbi gjysmë milioni funte brenda 12 muajsh.

Të ardhurat e Djajve të Kuq për vitin financiar 2015/2016 janë 515.3 milionë funte (610 milionë euro).

Përkundër mossuksesit të skuadrës në fushë që nga largimi i Sir Alex Ferguson (në vitin 2013), kjo nuk ka pasur kurrfarë ndikimi në llogaritë financiare të klubit.

Kanalet komerciale të Unitedit kanë rritur përfitimet prej 36.3 për qind (duke sjellë 268.3 milionë funte), derisa përfitimet nga ndeshjet (biletat, shitjet e gjësendeve ushqimore etj. – paratë e fituara nga tifozët) janë ngritur në 106.6 milionë funte (në vitin e kaluar ishin 90 milionë funte).

Lexo po ashtu Tifozët e Unitedit kritikojnë Pogban (Video)

Zëvendësshefi ekzekutiv Ed Woodward ka thënë se klubi do t’i rrisë të ardhurat në vitin e ardhshëm, përkundër se nuk luan në Ligën e Kampionëve.

Shumëkush i kritikoi shpenzimet e tepërta të Djajve të Kuq në transferime, mirëpo ata kanë para për t’i blerë edhe lojtarët tjerë më të mëdhenj në qarkullim. /Telegrafi/