Site icon Telegrafi

United shënon fitoren e gjashtë me radhë (Video)

Manchester United ka mposhtur si mysafir West Hamin me rezultat 2-0.

Skuadra e Jose Mourinhos ka realizuar fitoren e gjashtë me radhë në Ligën Premier, ndërsa ka 10 ndeshje pa humbje.

Ndeshja nisi më mirë për United, ku pas 15 minutash lojë, Sofiane Feghouli, u largua me karton të kuq pas një ndërhyrje të rëndë.

Edhe me një lojtar më shumë në fushë, United nuk arriti të kalojë në epërsi në pjesën e parë.

Valencia dhe Lingard kishin raste të mirë, por nuk qëlluan cakun.

Në anën tjetër Lazzini ka mundur t’i befasojë keq mysafirët, por gjuajtja e tij e bukur u ndal nga De Gea.

Në pjesën e dytë Mourinho ndërroi strategji dhe përforcoj më shumë sulmin.

Matta dhe Rashford u futën në pjesën e dytë dhe goli erdhi falë punës së mirë të këtyre dyve.

Rashford luajti bukur nga krahu dhe kaloi disa lojtarë për të pasuar të Mata që me një gjuajtje të bukur shënoi për 1-0.

Ishte minuta e 63-të e ndeshjes, kur djajtë zhbllokuan rezultatin.

Goli i dytë nuk vonoi shumë dhe erdhi. Ishte Ibrahimovic që shënoi më një gjuajt të fortë që nuk i dha edhe shumë gjasa portierit.

Pas kësaj fitoreje United ka 39 pikë dhe është në pozitën e 39-të, ndërsa West Ham me 22 pikë mbetet në vendin e 13-të.  /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=RSIuuSxkE7M&feature=youtu.be

https://twitter.com/ManUtdReport_/status/815994599235788801

Exit mobile version