Telegrafi

United shënjestron Ozil

Sipas Sunday Express, menaxheri i Manchester United, është bosi më i fundit të cilit i ka rënë në sy ylli gjerman, pas paraqitjeve fantastike në Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010.

Ozil do të ishte alternativë shumë e mirë për Wesley Sneijderin, të cilin është duke e kërkuar me ngulm Ferguson, por i cili kushton shumë shtrenjtë. Werder Bremen pritet t’i kërkojë skocezit 25 milionë funte për mesfushorin e talentuar. /Telegrafi/