Telegrafi

United sërish lidhet me transferim të Benzema

United ende nuk e di nëse do të arrijë të mbajë Carlos Tevez në Old Trafford, dhe është duke u përgatitur të gjejë zëvendësim nëse argjentinasi largohet.

Tevez është afër fundit të huazimit të tij dyvjeçar dhe United nuk dëshiron të paguajë shumën e caktuar sipas marrëveshjes për të bërë të përhershëm transferimin.

Për sulmuesin argjentinas të interesuar janë edhe Manchester City, Liverpooli dhe Chelsea, në mesin e klubeve angleze. Për këtë arsye, Sir Alex Ferguson ka një plan rezervë për të angazhuar sulmuesin francez, Karim Benzema.

Francezi llogaritet si një prej talenteve më të mirë evropian dhe është cak i shumë klubeve të mëdha.

Sipas Le Parisien, Ferguson është i gatshëm të humbë 30 milionë funte (rreth 35 milionë euro) për të marrë në radhët e veta francezin 21-vjeçar.