Telegrafi

United ruan hapin

Që të tre golat për Djajtë e Kuq erdhën në pjesën e dytë të ndeshjes. I pari që shënoi ishte Dimitar Berbatov në minutën e 64-të, që hapi rrugën edhe për një gol tjetër të shënuar nga Wayne Rooney pesë minuta më pas (69’).

Sulmuesi senegalez Mame Biram Diouf erdhi nga stoli për të shënuar golin e tretë për vendasit në kohën shtesë të ndeshjes.

United mbledh 47 pikë në pozitën e dytë të tabelës, një më pak se Chelsea që tash kryeson me 48 pikë por që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar. Arsenali që nesër udhëton në fushë të Boltonit, mban pozitën e tretë me 42 pikë./Telegrafi/